Do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante, sipas MeteoAlb.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here zhvillim i vranësirave duke sjellë shira të karakterit lokal.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 2 ballë.
Republika e Kosovës
Deri në orët e mesditës parashikohet që territori i Kosovës të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke sjellë shira të pakët, kryesisht në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Ndërsa; mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht motin.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu, KU më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore të MV.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqitet rajoni i Ballkanit. Ndërsa Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut karakterizohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Gjithashtu; rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere ere do të ketë në Europën qendrore.