Ktheu banesën në shtëpi bari, arrest me burg 40 vjeçarit, lirohen 3 punonjësit e OSHEE-së

0
Ktheu banesën në shtëpi bari, arrest me burg 40 vjeçarit, lirohen 3 punonjësit e OSHEE-së
Gjigandi

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Anesti Rrapaj. 40 vjeçari u arrestua pak ditë më parë pasi banesën e kishte kthyer në  laborator kanabisi.

Ndërkohë është dhënë masa e sigurisë “detyrim me paraqitje” për tre punonjësit e OSHEE-së.

Operacioni u ndërmor më 2 mars 2022. Lidhja e paligjshme energjisë elektrike që përdorej zbuloi veprimtarinë në qytetin bregdetar.

Kur efektivët e policisë së Vlorës mësynë brenda ambientit u përballën me një pyll kanabisi.

330 rrënjë po kultivoheshin në kova plastike.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu