Kthesa dramatike: Gjykata ia jep vulën, logon dhe selinë e PD-së, Sali Berishës me Kuvendin e Rit…

0
Kthesa dramatike: Gjykata ia jep vulën, logon dhe selinë e PD-së, Sali Berishës me Kuvendin e Rit…
Gjigandi

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e grupit të Rithemelimit për ndryshimet për statutin e PD të bazuara nga kuvendi i 11 dhjetorit i mbajtur nga Sali Berisha.

Lajmi konfirmohet nga juristi Ivi Kaso. Vendimi u dha nga gjyqtari Agron Zhukri.

Ivi Kaso: Gjykata sot mori vendimin dhe vendosi që tu kthente demokratëve partinë e tyre, selinë, siglën dhe simbolet e marra peng. Sot PD u kthehet demokratëve që u mblodhën në Kuvendin e 11 dhejtorit.

Sa i ligjshëm mund të jetë ky vendim?

Që nga data 11 dhjetor, ka vetëm një PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Nuk ka asnjë kërkesë të ish përfaqësuesve për cregjistrimin e kuvendit të korrikut me dhjetorin. Janë 2 cështje të ndarja që gjykohen nga gjhyqtarë të ndryshme. Nuk ka ende kërkesë për kuvendin e 18 dhjetorit. Nëse do të flasim për ankimin e famshëm, është paraqitur para se të niste afati ankimor.  Ky është një ankim që ka të bëjë me një cështje tjetër jo me atë të zotit Zhukri. Është ankim i paraqitur para se të fillojë afati dhe është i njëjtë me një ankim pasi mbaron afati por shqyrtohet nga Blerina Muca, nuk ka të bëjë me cështjen e sotme. Cështja e sotme nuk pengohej nga asnjë cështje tjetër.

RonaTyra

Vendimi është dhënë sot, në momentin që merret vendimi hidhet vendimi dhe do të marrim një kopje që është vendosur regjistrimi i statutit të 11 dhjetorit, vendosjen e vulave të reja dhe të gjitha vendimmarrjeve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimi ka hyrë në fuqi. Tashmë edhe juridikisht, selia e PD do të drejtohet nga grupi i rithemelimit. Partia Demokratike, që nga dita e sotme ka vetëm një organ drejtues zyrtar që sot e thotë edhe gjykata. Nuk e kuptoj kush nuk do e zbatojë këtë vendim të gjykatës. Ka vetëm një PD dhe vetëm një simbol, një flamur e një vulë që pas Kuvendit të 11 dhjetorit i kemi depozituar.

Është vendimmarrje e vonuar se duhet të ishte marrë brenda një muaji por më mirë vonë se kurrë.

Për aventura dhe cmendurira jashtëligjore, nuk mund të përgjigjem.

Si mund të bëhen gjyqe pa dosje. Shkoni verifikoni dhe më thoni të paktën një rast tjetër që gjykata të bëjë gjyq pa dosje. Gjykata kishte 2 dosje, jo vetëm dosjet voluminoze por edhe dosjen të regjistrit historik të PD. Të gjitha ishin në dispozicion të gjykatës. Marrëzitë për gjykime pa dosje kush i thotë le ti mbajë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu