Kryetari Idrizi realizon premtimin e tij ndaj prodhuesve vendor për akomodimin e produkteve të tyre në kushte më të përshtatshme.
Ai gjatë ditës së sotme ka ndarë shtëpizat nga druri për prodhuesit vendor, të cilët deri më sot kanë shitur produktet e tyre në trotuar dhe rrugë, në të gjitha stinët e vitit.
Kryetari Idrizi nëpërmjetë një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka njoftuar për aktin e ndarjes së këtyre shtëpizave.
Postimi i tij i plotë:
Ashtu siç kam premtuar ditë më parë, prodhuesit vendor janë vendosur në shtëpizat e drurit.
Jam shumë i lumtur pasi që këta prodhues do të kenë kushte më të përshtatshme për të shitur produktet e tyre ditore deri në zgjidhjen e përhershme për ta.
Buzëqeshja në fytyrat e tyre është motiv për punën time.
Vazhdojmë tutje në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim!