Kryetari i komanduar Alibeaj: Të bëhemi bashkë për të mirën e PD-së

0
Kryetari i komanduar Alibeaj: Të bëhemi bashkë për të mirën e PD-së
Gjigandi

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike në Shqipëri, Enkelejd Alibeaj ko folur sot për gazetarët në një deklaratë përpara selisë së PD-së.

Ai është shprehur se PD më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim, ndërsa shtoi se detaje të reja do të bëhen publike së shpejti.

“Dita e sotme besoj kujton për këdo, të gjithë ata të cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhur lirinë, duke zgjedhur demokracinë dhe unë besoj që bashkimi tek vlerat është çelësi i të gjithë atyre të cilëve vuajnë sot si dikur në fakt, si para 30 viteve, pikërisht peshën e madhe të diktaturës, s’ka zgjidhje tjetër”, ka thënë Alibeaj.

“Të bëhemi bashkë pikërisht për të mirën e PD-së”, tha Alibeaj.

PD deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë do të drejtohet nga nënkryetari i partisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj. Kjo është bërë e ditur të hënën nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas një takimi pune të kësaj partie.

RonaTyra

Lulzim Basha më herët njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të PD-së për shkak të krizës së thellë në të cilën ndodhet partia.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu