Kriza në PD, Alibeaj i bën thirrje Berishës të tërhiqet si Basha

0
Kriza në PD, Alibeaj i bën thirrje Berishës të tërhiqet si Basha
Gjigandi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot tërheqjen e ish kryeministrit, Sali Berisha nga gara për kryesimit të PD-së sikurse veproi Lulzim Basha.

Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku i pranishëm ishte edhe Berisha, Alibeaj tha se duhet të marrë fund gjuha linçuese dhe sinjalet ndarëse të PD-së, si një nevojë e njerëzve për bashkimin.

“Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë duke ardhur dhunshëm sikurse Berisha bën. Ka një vendim të parlamenti që ka konstituuar grupin parlamentar të PD-së dhe Berisha nuk bën pjesë”, ka sqaruar Alibeaj.

“E para ndërprerja e menjëhershme e gjuhës linçuese, proceset paralele për të thelluar ndasinë, nuk japin sinjale të bashkimit. Kërkesa jonë është të ndërpritet kjo gjuhë e këto sinjale dhe ky është hapi i parë drejt bashkimit. Ne duam bashkimin. Që të jemi të bashkuar dhe fitues, sikurse Basha ndërmori pasojat e veta me dorëheqje, e njëjta gjë duhet të ndodhë, jo si kusht, por edhe si nevojë e njerëzve që edhe Berisha të tërhiqej. Ne kemi detyrë, ne kemi detyrimin që ta kërkojmë gjithnjë e më tepër. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi Rama fërkon barkun”, tha Alibeaj, raporton A2 CNN.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu