Ministrja e Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, njoftoi në Facebook planin e masave për menaxhimin e krizës energjetike.
“Do të ketë ndërprerje të ndriçimit në akset automobilistike kombëtare. Për shembull, Tiranë-Durrës, Qafë e Kasharit-Rinas, Korçë-Ersekë etj. Do të ketë ndërprerje edhe në bypass-in e Fierit apo në degëzimet Shkodër-Hani i Hotit”, tha Balluku.
“Një masë tjetër, është kërkesa për të gjitha institucionet që të kufizojnë energjinë që përdoret për ndriçimin. Bashkive, nga ora 12:00 e natës, do t’i kërkohet të fikin ndriçimin për ndërtesat që nuk kanë rëndësi”, shtoi ministrja.