Gripi i shpezëve: Si u fshehën ngordhjet e pulave, dhe numri i tyre në Shqipëri

0
Gripi i shpezëve: Si u fshehën ngordhjet e pulave, dhe numri i tyre në Shqipëri
Gjigandi

Lajmi i ngordhjes së qindra mijëra pulave u bë publik në datë 16 mars kur një informacion i përcjellë në Durrës fliste për ngordhje masive shpendësh në tre ferma, shifra ishte 500 mijë.

Lajmi u pasua nga një heshtje disa orëshe e ministrisë së bujqësisë, e cila vetëm në orët e pasdites doli me versionin se pulat kishin laringit dhe mohoi kategorikisht të bëhej fjalë për grip shpendësh sic flitej nëpër korridoret e institucioneve të linjës në Durrës.

Por vetëm një natë më herët në Facebookun e saj, Ministrja e Bujqësisë kishte nxjerrë këtë video mesazh.

Ajo shfaqet në Rinas në aeroport me një videoselfie me pronarin e një prej pularive të prekura, Reas. Deklarata fliste per një histori suksesi, sigurisht jo për qindra mijëra pula që ngordhnin.

Pak orë më vonë kesaj videoje doli lajmi për 500 mijë pula në tre ferma, shifër që ende sot ministria nuk e konfirmon, por burimet nga Durrësi thonë se rreth 200 mijë janë të paktën në një prej pularive. Ministria heshti edhe për emrat e kompanive.

RonaTyra

Në dyert e fermave ndërkohë çdo gjë u bë hermetike. Agjensia kombëtare veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve i tha zyrtarisht se nuk mund të filmonim me pretekstin e karantinës për një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes së shpendëve. Rrjedhja e informacioneve që nisi nga Durrësi u ndal në mënyrë të beftë.

Vetëm një ditë më vonë, në datën 17 mars, Ministria nxori drejtoreshën Tana Kika për t’i qëndruar po versionit të laringitit një sëmundje që prek pulat por jo njeriun.

“Aktualisht janë rreth 200 mijë krerë shpendë të ngordhur në laboratorin e referencës nuk është identifikuar gripi i shpendëve. Është identifikuar një sëmundje virusale që është tërësisht e shpendëve dhe është sëmundje e vaksinueshme bëhet fjalë për laringotrakeitin infektiv i shkaktuar nga herpes virusin”, Tana Kika, Drejtore pranë AKVMB.

Sot kjo zyrtare, Tana Kika ka marrë lajmërimin për pezullim nga detyra për shkak se situata sipas ministrisë i ka dalë nga duart. Lajmi se kishte grip pulash apo në termin shkencor influencë aviare jo vetëm u mohua për 4 ditë por edhe me deklarata që siguronin konsumatorin që nën presionin edhe të rritjes së çmimit në tregje kishte nxituar tashmë të blinte më shumë vezë nga ç’mund të konsumonte në një kohë normale.

Por përgjegjësia sot shkon përtej një zyrtareje. Lajmi u fsheh, shifrat dhe emrat e firmave po ashtu. Njerëzve sot ende nuk u thuhen emrat e firmave të vezëve dhe ata vazhdojnë të blejnë nëpër dyqane vezë dhe pulë nga kompanitë.

Pula që sot po hidhen në rrugë e po digjen në krematorume. Autoritetet shëndetësore nuk janë informuar e për pasojë nuk dihet nëse mbi këto ferma janë vendosur masa karantimi ndaj një virusi që tashmë është shfaqur tek së paku një shpend.

Gripi i pulave është vdekjeprurës nëse ai shpërndahet tek njerëzit. Nëse kjo ndodh, ndryshe nga Kina, dikush do të mbajë përgjegjësi jo thjesht morale, ndaj Vuhanit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu