Kriza energjetike/ Balluku: Shqetësim nuk është çmimi, por mungesa e kapaciteteve prodhuese

0
Kriza energjetike/ Balluku: Shqetësim nuk është çmimi, por mungesa e kapaciteteve prodhuese
Gjigandi

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një konferencë për mediat, duke folur për krizën e energjisë, u shpreh se shqetësimi më i madh nuk është çmimi, por mungesa e kapaciteteve prodhuese.

“Çmimi është një faktor që në Republikën e Shqipërisë sa i përket energjisë është një barrë në kurrizin e shteti.

Shqetësimi më i madh muk është çmimi, por mungesa e produktit në treg. Po përballemi me mungesën e kapaciteteve prodhuese. Nuk arrijmë të përmbushim sasitë e kërkuara. Ky është shqetësimi i të gjithë Evropës. Ajo që sot po ndodh është se nuk ka sasi në treg, çështje që do të sjellë kufizime.

Ne po punojmë maksimalisht për të optimizuar kaskadën dhe për të mos e futur Shqipërinë në një program kufizimesh. Vendet e tjera e kanë nisur. Çmimin në Republikën e Shqipërisë po e mban në kurriz qeveria shqiptare.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu