Barcelona po kalon një formë të mirë në kampionatin spanjoll, ku udhëheq tabelën e klasifikimit, i ndjekur nga Reali i Madridit dhe Sociedadi.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet në aspektin ekonomik, ku katalanasit janë në krizë. Sipas të përditshmes ‘Sport’, blaugranët kanë përpiluar një listë me lojtarët të cilët duhet të shiten, por ka dhe nga ata të cilët janë të paprekshëm.
E thënë ndryshe, për t’i dhënë fund krizës, zgjidhja e vetme mbetet shitja e futbollistëve, e të gjithëve përveç Leëandoëskit, Pedrit, Gavit, Koundes e Araujos. Vera e vitit 2024 cilësohet si periudha në të cilën pritet një numër i madh largimesh, në mënyrë për të rregulluar disi balancat.
Lojtarët me më tepër vite tek Barcelona janë pranë largimit, kryesisht Jordi Alba apo Sergio Busquets, por dhe Roberto është njëri prej tyre. Ndërkohë oferta të vazhdueshme ka pasur dhe për Ousmane Dembele, i cili vuan dëmtimet e shpeshta.
Gavi dhe Pedri janë e ardhmja e skuadrës, ndërsa Kounde e Leëandoëski kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të lojës. Sa i përket Araujos ai po zhvillon një sezon fantastic në ‘Camp Nou’, duke i dhënë më tepër siguri skuadrës së Xavi Hernandez.