Gjyqtarja e re e Kushtetueses betohet para presidentit Begaj

0
Gjigandi

Gjyqtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është betuar sot para presidentit Bajram Begaj se gjatë kryerjes së detyrave të saj, do t’i qëndrojë besnike Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Zaçaj tha: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Njoftimi i Presidencës:

U zhvillua sot përpara Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ceremonia e betimit e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj nga Gjykata e Lartë, gjyqtarja Holta Zaçaj bëri betimin: “Gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”

Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Holta Zaçaj në detyrën e re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu