Krasniqi takon fermerët në Vushtrri: Jam i shqetësuar që Qeveria po i neglizhon kërkesat e tyre

0
Krasniqi takon fermerët në Vushtrri: Jam i shqetësuar që Qeveria po i neglizhon kërkesat e tyre
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot Organizatën “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” ku kanë bashkëbiseduar me fermerë të kësaj komune për sfidat e tyre dhe mungesën e mbështetjes nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, lideri i PDK-së u shpreh se kjo organizatë ndër vite ka dhënë një kontribut të matshëm në avancimin e sektorit të bujqësisë, në mënyrë të veçantë në aftësimin profesional të kuadrove të reja.

“Është e jashtëzakonshme që kemi tashmë organizata joqeveritare si IADK që u mundëson një numri të madh të të interesuarve që të aftësohen dhe trajnohen profesionalisht në fusha të ndryshme në përpunimin e pemëve, perimeve, qumështit.”

, tha Krasniqi.

Ai tregoi se gjatë takimit u diskutua për vështirësitë me të cilat përballen fermerët e Vushtrrisë.

RonaTyra

“Diskutuam gjerë e gjatë me shumë fermerë të Vushtrrisë që janë në sektorin e qumështit dhe që kanë telashe dhe vështirësi të jashtëzakonshme në vitet e fundit. Unë e përgëzoj kryetarin Idrizi që qysh me marrjen e mandatit i ka dhënë përparësi rritjes se subvencioneve në bujqësi, duke rritur mbi 100 për qind vlerën e përgjithshme dhe duke qenë për herë të parë mbështetës i drejtpërdrejtë edhe i sektorit të qumështit, por edhe i sektorit të ujitjes dhe sektorëve tjerë.”

, tha Krasniqi.

Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë vëmendjes ndaj bujqve, e cila deri tani nuk e ka analizuar situatën siç duhet por vetëm ka improvizuar, pa pasur planifikim afatmesëm.

“U ndjeva vërtetë i shqetësuar nga vështirësitë, sfidat që i kanë fermerët, e të cilat nuk po adresohen nga ana e Qeverisë e që është obligim i tyre, meqenëse sidomos gjatë periudhës së pandemisë por edhe në vitin e fundit, kryesisht edhe për shkak të ndikimit të luftës në Ukrainë, shumë produkte dhe inpute bujqësore janë shtrenjtuar dukshëm. Ka telashe me plasimin e produkteve në treg, është rritur një pasiguri e madhe sa i përket këtij sektori dhe Qeveria duket se po vazhdon ta neglizhojë situatën, përkundër premtimeve pompoze që do t’i rrisin subvencionet.”,

tha ai.

Krasniqi u shpreh tejet mirënjohës për punën e IADK-së premtoi se PDK si lidere e opozitës do të vazhdojë të angazhohet për të qenë zë i interesave të bujqve.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se është i përkushtuar për t’i ndihmuar fermerët e kësaj komune që janë punëtorë të pandalshëm.

Idrizi bëri të ditur se ka marrë vendim që të subvencionojë të gjithë fermerët e Vushtrrisë me 4 centë për litër qumeshti.

Krahas kësaj, ai tha se po i subvencionojnë me pagesa direkte edhe fermerët tjerë dhe blegtorët.

Në anën tjetër, Zenel Bunjaku, drejtor i Organizatës Iniciativa për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës, tha se ndihet shumë fakënderues për bashkëpunimin e ngushtë që ia ka ofryar kryetari i Komunës së Vushtrrisë për fushën e bujqësisë.

Ai tha se deri tani janë marrë parasysh të gjitha propozimet dhe iniciativat e Organizatës IADK-së në Vushtrri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu