Opozita serbe letër Borrell për Kosovën, kërkojnë sanksione nga BE-ja ndaj Presidentit Vuçiç

0
Gjigandi

Partitë opozitare në Serbi i kanë dërguar një letër Josep Borell ku shprehin shqetësimin e thellë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të konfliktit mes serbëve dhe policisë së Kosovës në fshatin Banjskë. Duke e bërë përgjegjës për situatën e krijuar, ata kërkojnë të vendoset çdo masë e mundshme nga BE-ja ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

“Përgjegjësia politike dhe personale e Aleksandër Vuçiçit për situatën aktuale është e dukshme, prandaj, ndaj tij dhe aleatëve të tij më të afërt politikë duhet të vendoset çdo masë e mundshme”, shkruhet në letër.

Duke dënuar çdo përpjekje për zgjidhjen e problemeve politike me dhunë ata theksojnë gjithashtu një numër të madh të veprimeve të dhunshme dhe të pajustifikuara ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës të ndërmarra nga qeveria e Albin Kurtit

Sipas tyre, Vuçiç nuk duhet të gjenerojë mbështetje ndërkombëtare si bashkëbisedues ekskluziv. Për opozitën serbe, një qeveri demokratike është një parakusht për të kërkuar zgjidhje afatgjata për problemet komplekse, si në Kosovë, ashtu edhe për stabilitet dhe paqe më të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq vetë presidenti Vuçiç në takimin me komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s admiralin Stuart Mancha tha se Serbia pret që KFOR-i të mbajë një pozicion neutral ndaj statusit të Kosovës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu