Veriu 13 ditë i bllokuar, serbët paralajmërojnë sot sërish protestë

0
Gjigandi

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar. Sot është dita e 13 që nga vendosja e barrikadave në disa rrugë kryesore në tri komuna veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka mbyllur vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak.

Serbët sot kanë paralajmëruar të mbajnë një protestë tjetër në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.

Përfaqësuesit e protestës kanë bërë të ditur se revolta vjen pasi deklaratat e kryeministrti kosovar Albin Kurti sipas tyre janë kërcënim. Ata gjithashtu do të bashkohen në këtë protestë kundër edhe deklaratave të bëra më herët edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Sipas tyre, Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij po e mbështet drejtpërdrejt dhe hapur kryeministrin Kurti. Ambasadori gjerman, duke folur rreth situatës më të re të krijuar në veri të Kosovës, tha se barrikadat duhet të hiqen deri për Krishtlindje, si dhe kërkesa e Beogradit për kthimin e forcave serbe në Kosovë është absurde dhe e papranueshme.

RonaTyra

Bëhet me dije se, në këtë protestë pjesëmarrjen e kanë të detyrueshme të gjithë të punësuarit në institucionet të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, nga mbarë Kosova, ndërsa janë ftuar edhe qytetarë nga qytetet e afërta të Serbisë, siç janë Rashka, Novi Pazari etj.

Javën e kaluar Serbia i ka bërë kërkesë NATO-s lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Nga KFOR kanë thënë se aktualisht po e shqyrtojnë këtë kërkesë.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu