Krasniqi takon ambasadorin Minxhozi, flasin për thellimin e bashkëpunimit

0
Krasniqi takon ambasadorin Minxhozi, flasin për thellimin e bashkëpunimit
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Siç njofton Krasniqi ata kanë biseduar për intensifikim të bashkëpunimit mes komunave të brezit kufitar që kryeqendër e kanë Prizrenin.

Postimi i plotë:

Si gjithëherë, kënaqësi e veçantë të takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, mikun tim Qemal Minxhozi, me të cilin, përtej temave të karakterit nacional, diskutuam rreth intensifikimit të bashkëpunimit mes komunave të brezit kufitar që kryeqendër e kanë kryeqytetin tonë kulturor e historik, Prizrenin.

E vlerësuam si tepër të rëndësishme krijmin e këtyre raporteve ndërmjet komunave të Kosovës dhe Shqipërisë, në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, zhvillimit të veprimtarive rekreative, si dhe rritjes së efikasitetit të shërbimeve të ofrura ndaj qytetarëve që udhëtojnë nga njëri vend në tjetrin. Një bashkëpunim i tillë është mundësi e mirë për hapje të perspektivës dhe promovim të zonave turistike, siç i ka Prizreni, apo Valbona në anën tjetër të kufirit.

RonaTyra

Ambasadorin Minxhozi e falënderova për punën e tij të palodhshme si avokues i rritjes së bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri dhe gardian i promovimit të këtyre raporteve. Partia Demokratike e Kosovës angazhohet përherë në forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu