Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit

0
Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit
Gjigandi

Sot Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka shënuar 7 Prillin, Ditën Botërore të Shëndetit, ditë e cila shënohet në gjithë botën nga viti 1950.

Ky aktivitet është shënuar nga ekipa shëndetësore e QKMF-së, ku fillimisht kanë vizituar shtëpinë e të pensionerëve në Viti, ku kane diskutuar së bashku për shëndetin në tërësi, si dhe iu është mat glimemia dhe tensioni arterial.

Pastaj, ka vazhduar aktiviteti në qytet me shpërndarjen e broshurave të ndryshme rreth sëmundjeve kronike.

Sipas dr. Artë Gashaj- Kordinatore pë Edukim të Vazhdueshëm Profesional, shënimi i ditëve të shëndetit po bëhet për të ndikuar në edukimin shëndetësorë të popullatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu