Ajo u fejua me bateristin Travis Barker në tetor pas një romance të stuhishme 10 mujore.
Dhe të premten, Kourtney Kardashian ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një seri fotografish dhe videosh të saj me të fejuarin e saj, ndërsa ishte në një pushim në Laguna Beach, Kaliforni.
42-vjeçarja mahnitëse shfaqi të pasmet e saj të bujshme në një fotografi, si dhe një moment intim me Travisin, 46 vjeçar, në një video, shkruan.
Kourtney shfaqi formën e saj epshore në një pamje të xhiruar nga mbrapa, ndërsa kishte veshur një kostum banje në stilin tanga.
Nëna e tre fëmijëve kishte veshur një pulovër të zezë mbi rroba banje, me mbishkrimin “pika uji”.
Kourtney dukej tejet atraktive me një kostum banje që shfaqte një detaj të prerë përgjatë mesit dhe një dekolte me një krah.
Në videon e dytë, Travis përkëdhelte të pasmet e saj teksa shkëmbenin një puthje dhe ecnin dorë për dore në ujë; ata u kthyen së bashku në breg duke u kapur për dore.
Travis veshi pantallona të shkurtra noti dhe syze dielli të vogla për të përfunduar pamjen e tij.
Bateristi i Blink-182 komentoi në videot e publikuara nga Kardashian, duke shkruar: “Oh sa të dua”.
Ajo gjithashtu ka pozuar me xhinse dhe pulovër mbi kostumin e banjës teksa hidratohej në ujë.
Çifti u fejuan në mes të tetorit pasi ai u gjunjëzua dhe i propozoi martesë në hotelin “Rosewood Miramar” në Montecito, Kaliforni pas 10 muajsh njohje me njëri-tjetrin.
Kourtney ka qenë më parë në lidhje me Scott Disick, 38 vjeç, për nëntë vjet deri në ndarjen e tyre në vitin 2015; ata kanë tre fëmijë: Mason, Penelope dhe Reign.
Dyshja nuk u kurorëzuan kurrë.
Travis ishte martuar dy herë më parë – me Melissa Kennedy për nëntë muaj deri në ndarjen e tyre në vitin 2002 dhe më pas me Shanna Moakler nga viti 2004 e më pas derisa u divorcuan përfundimisht në vitin 2008.
Kourtney komentoi në një intervistë të fundit për serialin e ri “Hulu”, që ajo dhe familja e saj po mendojnë të nisin së shpejti.
Ajo u pyet nëse Travis do të jetë qendra e historisë së saj në shfaqje, për të cilën ajo tha: “Jo, unë patjetër e mbaj marrëdhënien time shumë të ngushtë. Është shumë e shenjtë për mua dhe jam shumë mbrojtëse ndaj saj. Mendoj se kam marrë shumë mësime. Jemi shumë prej nesh atje dhe kemi kaluar shumë mirë duke e bërë këtë sepse kalojmë shumë mirë kur jemi bashkë, por patjetër që dua ta mbroj sa më shumë që të mundem. Por gjithashtu, kjo është jeta ime”.
E pyetur nëse ai ka ndonjë rezervë për të qenë në kamera, Kourtney tha: “Jo, mendoj për aq kohë sa ne jemi të kënaqur me të. Ai padyshim që ka një punë me kohë të plotë dhe një karrierë të plotë, kështu që nuk është puna e tij, por unë mendoj se ai është i lumtur për këtë, dhe ne jemi argëtuar aq shumë ndërkohë që kemi filmuar disa gjëra që po bëjmë, kështu që unë thjesht do t’i ftoj producentët të vijnë së bashku”.
Kourtney u pyet se çfarë mendonte për ndikimin që ajo dhe familja e saj kanë pasur tek gratë, duke thënë: “Unë do të shpresoja që mund të jesh çdo gjë që të mendosh vërtet ose të jesh çfarëdo që dëshiron të jesh”.
Duke shtuar: “Të bësh punën dhe të kesh udhëtimin dhe të dish se çfarë meriton dhe ta bësh atë realitet, qoftë gjetja e një historie dashurie përrallore apo krijimi i një biznesi të çmendur të suksesshëm. Nuk duhet të jetë vetëm për punë – e di që ne të gjithë jemi të suksesshëm dhe kemi bizneset tona, dhe mendoj se kjo ka pasur ndikim tek gratë që krijojnë biznese, por mendoj se mund të jetë më e thjeshtë se kaq”.
/abc24.al/