Korsitë e biçikletave, verifikim tenderit që dha pa garë 54.5 milion lekë

0
Gjigandi

Edhe tenderat e korsive të biçikletave e të sinjalistikës së tyre në Tiranë janë shënuar me flamur të kuq. Bashkimi i operatorëve “RSM Company” dhe “ALS Engineering Construction”,  rezuton të ketë fituar kontratën prej 54.5 milionë lekë pa garë. Ndërsa verifikime do të kryhen nëse këto sipërmarrje kanë lidhje të afërta me bashkinë e kryeqytetit.

Korsitë e biçikletave janë konsideruar domosdoshmëri prej vitesh, por forma e vendosjes së tyre ka sjellë jo pak herë pakënaqësi dhe protesta, për shkak të kufizimit të lëvizjeve me automjet. Por dhe tenderat e zhvilluara për to janë shënuar me flamur të kuq.

Një rast i tillë është kontrata e firmosrur në datën 03 gusht të vitit 2018 për sinjalistikën e korsive të biçikletave. Marrëveshjen me vlerë 545 milionë lekë e ka fituar “RSM Company” shpk dhe “ALS Engineering Construction” shpk.

Në garë kanë marrë pjesë 2 operatëorë ekonomikë, ku njëri prej tyre është skualifikuar me argumentin se nuk justifikonte kapacitetin teknik. Ndaj automatikisht ka fituar bashkimi I operatorëve  “RSM Company” shpk dhe “ALS Engineering Construction” shpk.

Në fakt, sipas të dhënave në QKB rezulton SE aksionerët e të dy kompanive kenë lidhje familjare, babë e bir.

RonaTyra

RSM Company përfaqësohet nga Agim Kola, ndërkohë që djali I tij Stiven Kola zotëron 80% të aksioneve tek “ALS Engineering Construction” shpk. Të dhëna këto të pasqyruara në QKB.

ALS është krijuar në shkurt të vitit 2017 ndërsa sipas të dhënave të QKB, Stiven Kola është larguar nga roli I administratorit të sipërmarrjes në mars dhe është rikthyer në këtë detyrë 1 javë para se të shpallej fitues i tenderit në kryeqytet.

Rtv Ora do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje duke zbuluar edhe detaje të tjera për kompanitë në fjalë dhe tenderat e fituar apo nëse ka lidhje të ngushta me bashkinë e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu