Koronavirusi në Shqipëri/ MSH publikon shifrat: Asnjë humbje jete, 76 raste të reja në 24 orët e …

0
Koronavirusi në Shqipëri/ MSH publikon shifrat: Asnjë humbje jete, 76 raste të reja në 24 orët e …
Gjigandi

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 76 raste të reja me koronavirus nga 1866 testime të kryera në total.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 639 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Edhe sot, nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT

RonaTyra

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1,866 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 76 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier,  Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas.

Janë 639 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2. Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Mars 2022)

Raste të reja ditore           76
Të shëruar në 24 orë        71
Të shtruar në spitale         29
Humbje jete në 24 orë       0
Testime ditore                   1,866
Testime totale               1,765,898
Raste pozitive                   272,961
Raste të shëruara             268,835
Raste Aktive                        639
Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              269
Fier                  100
Vlorë                64
Shkodër          56
Kukës              42
Gjirokastër      33
Elbasan           27
Korçë               14
Lezhë              13
Durrës               9
Berat                 7
Dibër                 5

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu