Korçë/ Tentoi t’i hidhte në erë klinikën dentare, detaje për përplasjen e policit me të riun

0
Gjigandi

 

Drejtoria e Policisë së Korçës ka pezulluar nga detyra oficerin e policisë Gjergji Riza, i cili dhunoi me grushte të riun Erion Narolli. Janë zbardhur detaje të reja rreth përplasjes mes tyre. I dhunuari disa ditë më parë i kishte vendosur tritol klinikes dentare që është pronësi të djalit të policit.

Por klinika shpëtoi nga shpërthimi pasi Narolli nuk kishte arritur të ndizte fitilin. Megjithëse tritolvënësi ishte me kapuç, oficeri i Policisë e kishte identifikuar autorin, ndërsa mendohet se kjo ka qenë dhe arsyeja e përplasjes fizike mes tyre.

Dyshohet se autori do ia vendoste tritlolin në shenjë hakmarrëse, pasi Riza e kishte ndaluar disa herë për vepra te ndryshme penale. I riu, rezulton dhe shpërndarës i lëndëve narkotike. Ai ishte arrestuar pak më parë për një sasi lënde narkotike heroinë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu