Luizi surprizoi Kiarën për Shën Valentin, ja si reagoi Butrint Imeri

0
Gjigandi

Mbrëmjen e djeshme, Luiz Ejlli kishte përgatitur një surprizë për Kiarën për Shën Valentin.

Arbana thirri Kiarën në dhomën e rrëfimit për të folur më shumë me të në lidhje me ndjenjat që ka për Luizin. Ndërkohë ky i fundit po përgatitej për t’i bërë dhuratën e kësaj dite të veçantë.

Luizi përgatiti një këngë dedikuar për Kiarën e cila titullohej “Me ty”. Kënga u publikua ditën e djeshme nga faqja zyrtare e “Top Channel”.

Kënga është realizuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, ndërsa muzika është realizur nga Elgdit Doda. Klipi përmbante disa momentet më të bukura të çiftit që nga hyrja e tyre në “BBV” e deri më sot.

Pas kësaj, ka reaguar edhe ish-partneri i Kiarës, Butrint Imeri, i cili është përfolur shumë kohët e fundit për lidhjen e tyre.

RonaTyra

Ai ka publikuar një video në “InstaStory” duke pirë një gotë verë dhe në një moment nxjerr gishtin e mesit me mbishkrimin: “Happy valentines day”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu