Korçë/ Makina përplas këmbësorin, shoferi ia ‘mbath’

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 69-vjeçar.

Mësohet se shtetasi me iniciale S.B., është dërguar për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, në lidhje me një aksident rrugor të ndodhur më datë 13.07.2022, në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, ku drejtuesi i një mjeti tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar këmbësorin S. B., 69 vjeç, banues në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi S. B., pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., banues në fshatin Buçimas, i cili duke qenë roje në një kantier ndërtimi në këtë aks rrugor, ka patur dijeni për aksidentin dhe nuk e ka kallëzuar në organet e rendit. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin e mjetit, drejtuesit, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu