Korab Shaqiri: Ikja e të rinjve nga Kosova dhimbje e madhe për vendin tonë, shteti duhet të bëjë …

0
Korab Shaqiri: Ikja e të rinjve nga Kosova dhimbje e madhe për vendin tonë, shteti duhet të bëjë …
Gjigandi

Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, duket se është shumë i shqetësuar me situatën e migrimit në Kosovë.

Ai ka mbetur i prekur me të lexuar një shkrim në REL, ku tregohej rrëfimi i një të riu nga Istogu, që dëshironte të largohej nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani.

Me të lexuar rrëfimin e tij, këngëtari Shaqiri shfrytëzoi rastin për të bërë një apel, duke e ndarë atë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

Foto: Korab Shaqiri/Instagram

RonaTyra

Ai publikoi në InstaStory një fotografi të artikullit, duke shkruar në mbishkrimin e saj shqetësimin e tij lidhur me këtë çështje.

“Ikja e të rinjve nga Kosova.Kjo dhimbje e madhe për vendin tonë. Shteti duhet të bëjë diçka me urgjencë. Vetëm në vitin 2019 kanë marrë viza pune 35 000 persona në një ambasadë”, ka shkruar Korabi në InstaStory.

Foto: Korab Shaqiri/InstaStory

Çështja e migrimit në vend vazhdon të jetë një problematikë e lartë me të cilën Kosova prej vitesh.

Mendohet që kjo është edhe një nga arsyet që ka shfaqur pengesë në liberalizimin e vizave.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu