Kontrollet blic të RENEA-s/ Tregu në pronësi të babait të Suel Çelës

0
Gjigandi

Operacioni i forcave RENEA në Elbasan është në vijim e sipër, e ndërsa ka dyshime se kontrolli lidhet me emrin e Suel Çelës. Ky i fundit ndodhet në kërkim që pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. I ati i tij është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit

Ai u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë.

Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu