Futja e tifozëve të parë në stadiumin “Air Albania” ka nisur. Në orën 21:00 ekipet e Romës dhe Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’, në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar.
Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozët e Romës dhe Feyenoordit, ekipe që do të përballen sonte mes tyre në stadiumin kombëtar në finalen e Conference League.
Mbështetësit e dy skuadrave janë nisur për në stadium, ku kanë filluar edhe hyrjet e para. Akomodimi i tyre në stadium ka nisur tre orë para ndeshjes në mënyrë që kur të nisë ndeshja të gjithë të kenë zënë vendet e tyre.
Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë nisur të hyjnë në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen finale të Conference League. Në hyrje po kryhet kontroll i rreptë nga policia, për të shmangur incidente si ato të një nate më parë, ku u plagosën 20 persona, mes tyre 12 efektivë. /TCH/