Kontroll për makinat e vjedhura/ Policët e vendeve të BE janë vendosur në kufirin mes Shqipërisë …

0
Kontroll për makinat e vjedhura/ Policët e vendeve të BE janë vendosur në kufirin mes Shqipërisë …
Gjigandi

Nëse në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, ndaloheni për kontroll nga policë të huaj, më uniforme të panjohur për ne, atëherë ju po kaloni në verifikimin e FRONTEX.

Nëse në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, ndaloheni për kontroll nga policë të huaj, më uniforme të panjohur për ne, atëherë ju po kaloni në verifikimin e FRONTEX.

Agjensia Europiane e Kufirit dhe Rojes Kufitare, gjatë periudhës se pranverës dhe verës kur rikthehen turistët dhe emigrantet ka shtuar numrin e oficerëve të saj në doganat shqiptare dhe ato malazeze. Në fokus janë mjetet e identifikimit false, automjetet e vjedhura dhe kalimi i parregullt i kufirit të gjelbert.

Oficeret e FRONTEX janë nga të gjitha vendet e bashkimit europian dhe secili është i specializuar në një sektor të caktuar ndaj paligjshmerise. Lauri Hein është në ditet e fundit të misionit të tij në Shqipëri e me pas do të rikthehet në vendin e tij, në Estoni.

:Ne ndihmojnë policinë shqiptarë me të gjitha informacionet dhe njohurite që ne kemi dhe ndonjëhere edhe i mesojme ata. Në kontrollojmë dokumentet e identifikimit dhe makinat e vjedhura. Nuk janë shumë por gjatë ketyre diteve të fundit kemi sekuestruar disa dhe PO kemi rezultate pozitive në këtë drejtim. Policia shqiptare dhe ajo malazeze kanë nevoje për pajisje, teknologji dhe njohuri me të mira në identifikimin e paligjshmerise prandaj ne jemi ketu për të bashkëpunuar

RonaTyra

. “- tha Lauri Hein.

FRONTEX po ushtron kontrolle edhe përgjatë kufirit të gjelbërt pasi në një raport të fundit të agjensisë, për muajin Janar dhe Shkurt, në Ballkanin perëndimor, në krahasim me të njejtin periudhë të një viti me parë,  është rritur në masën 98% numri i emigrantë të paligjshem, kryesisht shtetasit Afgan dhe Sirian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu