Vajza nga Ukraina që jeton në Tiranë: Babi është gati për luftë

0
Vajza nga Ukraina që jeton në Tiranë: Babi është gati për luftë
Gjigandi

Forcat ruse po bombardojnë fuqishëm Ukrainën në ditën e tretë të luftës, që prej mëngjesit të 24 Shkurtit. Që në orët e para të mëngjesit janë dëgjuar shpërthime raketash dhe sirenash. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka shprehur pakënaqësi për përpjekjet e koalicionit perëndimor kundër Moskës.

Anastasia Seitaj nga Ukraina, rrëfeu se si po përjetohet tensioni dhe lufta në Kiev nga familja e saj e strehuar nëntokë.

“Kur isha në shkollë, kisha lexuar për Luftën e Dytë Botërore. Lexoja për alarmin, sirenën, por ishte vetëm histori për mua, por dje u bë reale.

Familja në Kiev tani është e sigurtë, por shumë në panik, pasi ka shumë goditje, por ata janë tani në tokë, në vendstrehim dhe nuk e dinë se çfarë do të vijë. Ata nuk u larguan, sepse janë në mes të Kievit dhe është 1 mijë km deri në kufi me Poloninë dhe është shumë larg. Dhe kur nis kjo sirena, pastaj, pas 1 ore, rrugët u bllokuan fare dhe nuk mundën të shkonin.

Dje natën, presidenti Zelenski nxori ligjin, që meshkujt nga 18 deri në 60 vjeç nuk mund të lënë territorin e tyre, sepse duhet të jenë rezervistët që do të shkojnë të bëhen gati [për luftë].”

RonaTyra

Babai është i gatshëm për të luftuar thotë Anastasia, sepse ai ka prioritet familjen.

“Kam dy vëllezër të vegjël, 17 dhe 10 vjeç. Motra është 12. Babi është 48. Personalisht, babi im është gati për të luftuar për familjen. Ky është prioriteti i parë, pastaj nuk e dimë.”

Blogerja nga Ukraina ka përshkruar gjithashtu edhe momentin kur mori vesh se Rusia kishte sulmuar Ukrainën dhe lufta sapo kishte nisur.

“Nuk u zgjova nga alarmi i orës që të shkoj në punë, por nga mesazhi i babit, që lufta ka filluar. Dhe reagimi i parë ishte të qaja. I telefonova dhe ai thotë që ne do vrapojmë për vendstrehim, sepse po bombardojnë gjithandej, sidomos aeroportin. Ata jetojnë afër aeroportit. Unë u ndjeva e pafuqishme, sepse jam këtu dhe ata janë atje. Dhe ata, e di se çfarë po heqin.”

Sa i përket mbështetjes nga vendet e Perëndimit, Anastasia mbështet deklaratat e Zelenskit duke thënë se atëherë kur pritej të vepronin ata flasin vetëm për sanksione.

“Po, Perëndimi na ka lënë vetëm, sepse ka pasur premtime. Kishte një lloj dakordësie. Por, në fund, kur vjen puna tek të vepruarit, ata folën vetëm për sanksione. Por, asnjë ndihmë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu