Konkurrenti nga skuadra e Rita Orës fiton “The Voice Australia 2022”

0
Konkurrenti nga skuadra e Rita Orës fiton “The Voice Australia 2022”
Gjigandi

Lachie Gill është fituesi i “The Voice Australia” për vitin 2022.

Gjatë episodit të madh të finales të së dielës mbrëma, 24-vjeçari fitoi çmimin prej 100,000 dollarësh dhe një kontratë me Universal Music Australia.

Pasi prezantuesja Sonia Kruger dha vendimin, ish-futbollisti tha se ai ishte ‘i befasuar’, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

“Oh Zoti im! Që në fillim, nuk do ta prisja kurrë këtë. Unë jam i mahnitur. Shumë faleminderit. Uau. Faleminderit” – bërtiti Lachie.

Trajnerja e Lachiet, këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora, e lavdëroi atë për talentin e tij dhe falënderoi Australinë për mbështetjen e tyre.

“Ti i bëre të gjitha këto. Australi, faleminderit, faleminderit, ju dua. Ndjej sikur ky është vetëm fillimi për ty. Urime. Jam shumë e lumtur për ty sa nuk mund të marr frymë”, tha Ora.

Që në fillim, Rita ishte e vendosur të merrte Lachien e talentuar në skuadrën e saj gjatë audicioneve të fshehura.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Lachie është në një ligë të tijën; ai është tregimtari i fundit dhe ka aftësinë për të kapur audiencën dhe për t’i bërë ata të shkojnë së bashku me të. Ai këndon sikur të ishte hera e fundit, çdo herë”, tha ajo.

Rita dhe Lachie performuan hitin e Lady Gagas, “Always Remember Us This Way” gjatë finales së madhe të së dielës.

Lachie falënderoi interpretuesen e hitit “Body on Me”, Rita Orën, që i kujtoi atij të qëndronte autentik.

“Më ke dhënë këngë sfiduese, por gjithmonë ke thënë: ‘Mos u mundo të bëhesh dikush tjetër, thjesht bëje në mënyrën e Lachiet'”, tha ai.

Lachie iu bashkuan në skenë finalistët e tjerë: Thando Sikwila, Jordan Tavita dhe Faith Sosene, të cilët të gjithë dhanë performanca të jashtëzakonshme gjatë mbrëmjes finale.

/abc24.al/

Foto: Rita Ora/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu