Më në fund ka dalë në shitje kondicioneri Reon Pocket i Sony-t, i cili do t’ju mbajë të freskët.
Reon Pocket është me madhësi të vogël, e që mund të kontrollohet nga telefoni i mençur.
Kondicioneri vihet në një bluzë speciale që ka një xhep në pjesën e qafës dhe lidhet me një aplikacion në mënyrë që ta kontrolloni me celularin tuaj.
Ai mund të ftohë temperaturën e trupit të një përdoruesi me 13 gradë gradë celsius (23 gradë fahrenheit) dhe të ngrejë temperaturën tuaj me rreth 8 gradë celsius (rreth 14fahrenheit).
Vendoseni temperaturën që dëshironi duke përdorur aplikacionin në telefon, i cili gjithashtu përmban edhe një modalitet automatik.
Dobësia e vetme është që bateria zgjat vetëm dy orë me një ngarkesë të vetme.