“Komentet janë të tepërta!”/ Ish-ambasadori shqiptar kritikon ashpër Ramën, përmend qëndrimet e a…

0
“Komentet janë të tepërta!”/ Ish-ambasadori shqiptar kritikon ashpër Ramën, përmend qëndrimet e a…
Gjigandi

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka krahasuar qëndrimet e Edi Ramës për protestat, me ato të Vladimir Putinit.

Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi Ramën për distancimin e tij në lidhje me protestat e mbajtura pro-Rusisë.

“Edi Rama po i akuzon protestuesit në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë si agjentë të Putinit, në shërbim të Rusisë, pavarësisht se ata po kërkojnë të jetojnë më me dinjitet dhe në barazi në vendin e tyre. Dhjetëra prej tyre janë arrestuar.

Ndërkohë, KM Rama nuk ka thënë asnjë fjalë, nuk i ka dënuar as nuk është distancuar nga protestat e zhvilluara në Serbi, me portrete të Putinit dhe pankarta kundër Ukrainës, në mbështetje të hapur të Rusisë agresore

“, tha Lauka, përcjell “Bota sot”.

RonaTyra

Postimi i plotë

Solidariteti i autokrateve ne qendrimin ndaj protestave

Vladimir Putini po i akuzon protestuesit ne sheshet dhe rruget e vendit te tij kunder agresionit ne Ukraine si agjente te huaj, ne sherbim te Perendimit. Mijera prej tyre i ka arrestuar dhe mbyllur ne qeli.

Edi Rama po i akuzon protestuesit ne sheshet dhe rruget e Shqiperise si agjente te Putinit,ne sherbim te Rusise, pavaresisht se ata po kerkojne te jetojne me me dinjitet dhe ne barazi ne vendin e tyre. Dhjetera prej tyre jane arrestuar.

Nderkohe, KM Rama nuk ka thene asnje fjale, nuk i ka denuar as nuk eshte distancuar nga protestat e zhvilluara ne Serbi, me portrete te Putinit dhe pankarta kunder Ukraines, ne mbeshtetje te hapur te Rusise agresore.

Komentet jane te teperta. Solidariteti i autokrateve ne qendrimin ndaj protestave ne Rusi, Shqiperi dhe Serbi po funksionon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu