Kokëdhima tregon sekretet e suksesit të Apolonisë

0
Gjigandi

Koço Kokëdhima tregon sekretet e suksesit të Apolonisë. Fierakët u rikthyen në Superiore pas një mungese 5-vjeçare fali një projekti të ndërtuar që nga gjeneza duke filluar me skuadrat e moshave me produktin që tashmë po e shfrytëzon skuadra e parë. Në një intervistë për Top Chanell, numri 1 i Apolonisë foli pa doreza.

“Pjesa më e rëndësishme për Apoloninë është të edukojë dhe të zhvillojë në 360 gradë lojtarët. Ne duam tek Apolonia lojtarë që nuk ëndërrojnë të luajnë tek Apolonia. Ne duam tek Apolonia lojtarë që ëndërrojnë të lozin ne tregjet e pasura të futbollit”, u shpreh Koço Kokëdhima, president i skuadrës së Apolonisë.

Megjithatë për presidentin, problemi kryesor në futbollin shqiptar janë financat. Shumë prej lojtarëve nuk paguhen. Nuk e di si funksionon dhe si e keni zgjidhur këtë problem te skuadra e Apolonisë.

“Është një model që kryesisht rrit lojtarët dhe nuk blen lojtarë të shtrenjtë, por zhvillon lojtarët e vet, të cilët kane kosto relativisht të ulëta. Kjo është e gjithë çështja. Apolonia ka financa tërësisht të balancuara.”

Apolonia ka në tërësi rreth 400 futbollistë dhe paga më e lartë që paguajnë drejtuesit e klubit është rreth 120 mijë lekë të reja. Shumica e futbollistëve nuk paguhen pasi janë në moshë të re e konsiderohen si moshë studimi dhe edukimi tek ky ekip. Po si arriti deri në Superiore kjo skuadër me këtë formulë me një buxhet vjetor rreth 25 milionë lekësh.

RonaTyra

“Apolonia u ngjit në Superiore, pasi të gjitha ekipet zinxhirë të moshave të saj janë në top të Superiores së Shqipërisë”, sqaroi Kokëdhima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu