Mediat spanjolle pak ditë më parë e bënë fakt të kryer largimin e Lionel Messit nga Barcelona në fund të këtij sezoni me yllin argjentinas që nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me blaugranat dhe kërkon të largohet me parametër zero në verën e vitit të ardhshëm.
Gjithsesi me disa deklarata të dhëna sëfundmi presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu theksoi se dëshira e Messit është një dhe e vetme të mbyllë karrierën me Barcelonën.
Por tashmë që gjithçka që është një rebus i vërtetë dhe ato që thuhen për të ardhmen e Messit, janë kontradiktore, klubet e interesuara për të do ta bëjnë një tentativë dhe një prej ekipeve që interesohen për Messin është edhe Interi.
Klubi zikaltër e ëndërron prej kohësh 6-herë fituesin e Topit të Artë dhe për të bërë të lumtur të gjithë popullin zikaltër duke afruar një prej futbollistëve më të mirë të historisë, presidenti i Interit mund të ndihmohet edhe nga sponsori Phirelli. Marco Troncheti Provera njeriu kyc i Phirellit për të plotësuar edhe një nga dëshirat e mëdha të ish-presidentit Morattit, atë për të parë Messin të mbajë veshur fanellën zikaltër është gati të mbulojë një pjesë të pagës së majme të yllit argjentinas, vetëm e vetëm që Messi të transferohet te Interi.