Klubi francez fillon bisedimet për Zhegrovën

0
Gjigandi

Klubi francez, Dijon, ka bërë një hap përpara drejt tentativës për të nënshkruar me reprezentuesin kosovar, Edon Zhegrova.

Zhegrova momentalisht është i huazuar te Baseli nga Genku, derisa klubi zviceran nuk ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Le10sport” shkruan se Dijoni është duke vëzhguar nga afër ish-futbollistin e Prishtinës dhe Flamurtarit, i cili këtë edicion është paraqitur në 14 ndeshje në kampionatin zviceran duke shënuar dy gola dhe 3 asistime.

Dijoni është i gatshëm të ofrojë 4 milionë euro për shërbimet e sulmuesit.

Ndërkohë, Zhegrova është lënduar së fundmi në stërvitje, derisa do të mungojë në ndeshjet e radhës së Baselit.

RonaTyra

Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse Zhegrova mungoi në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Zvicrës ndaj Lausannes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu