Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pranon se mund të mos e blejnë lojtarë të rinj këtë verë.
Klopp ka ritheksuar që Liverpooli nuk ka gjasa të jetë në gjendje të futen në tregun e transferimeve këtë verë si rezultat i pandemisë së coronavirusit.
“A ka lojtarë në treg që mund të na ndihmojnë gjithashtu? Ndoshta, po. Kjo është sfida për ne, për të përmirësuar një ekip me të vërtetë të mirë”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Por koha është gjithashtu një sfidë. Askush nuk e di saktësisht se çfarë do të mbajë e ardhmja për ne, për të gjithë, kështu si mund të marrim vendime me të vërtetë të shtrenjta se si do të veprojmë me të?”.
“Ky ekip është ashtu siç është, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të forcohemi, nuk duam të forcohemi”.
“Nëse ne duhet dhe kemi mundësi dhe kemi burimet financiare, atëherë do të ndodhë gjithmonë dhe do të përpiqemi gjithmonë”.
“Por për momentin është vërtet, vërtetë kohë e vështirë dhe kjo skuadër bën presion mbi njëri-tjetrin vetë brenda tyre. Cilësia e trajnimit është me të vërtetë e rëndësishme dhe e lartë”.
“Ky është një vit i vështirë për të gjitha klubet e futbollit në botë dhe nuk mendoj se është një kohë kur ne flasim për transferime”, përfundoi gjermani.