Shtetasja që shihni në foton e mëposhtme është 28-vjeçarja e cila u dhunua dhe u mbajt peng për një javë nga partneri i saj në një banesë në Tiranë.
Në shtëpinë ku mbahej peng e reja u gjet edhe një sasi lënde narkotike tip kokainë. Dyshohet se përveç konsumimit vetjak, agresori detyronte edhe 28-vjeçaren të merrte lëndën narkotike.
Sipas dëshmisë së saj, 31-vjeçari e kishte goditur me grushte e shkelma në fytyrë. Glerad Gusholli aktualisht ndodhet nën arrest.
Sakaq, avokati i 28-vjeçares që ra pre e dhunës barbare, ka kërkuar që mbi Gushollin të rëndojë akuza e tentativës për vrasje.