Dy turistë belgë, të cilët ishin raportuar të humbur prej disa orësh, janë gjetur në Tropojë.
Bujtina ku ata po qëndronin në Theth, kishte ngritur alarmin për dy turistët të cilët kishin dalë për të eksploruar zonën, por nuk janë kthyer.
Pavarësisht tentativa të banoreve dhe kërkimeve te tyre, ata nuk janë gjetur në Bjeshkët e Thethit dhe zonat përrreth njofton gazeta Shqip.
Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry ishin nisur drejt Valbonës në këmbë, prej orësh nuk kishin dhënë shenja jete.
Fatmirësisht, pak minuta më parë ata kanë njoftuar se kanë mbërritur në Tropojë, por kishin humbur rrugën dhe kjo është arsyeja e vonesës.