Të paktën tre persona kanë humbur jetën, kurse 12 llogariten si të zhdukur në përmbytjet në jugperendim të Kinës.
Rreshjet e dendura këto ditë kanë përfshirë rajonin Mienning, të krahinës kineze Sichuan, duke shkaktuar përmbytje, shkruajnë mediat kineze.
Zyrtarët kinezë konfirmuan se në përmbytje jetën humbën tre persona, kurse kërkimet kanë vazhduar për 12 persona të cilët llogariten si të zhdukur. Gjithashtu janë dëmtuar rreth 1.700 objekte banimi, kurse deri më tani janë evakuuar rreth 8.000 njerëz.
Ekipet e shpëtimit janë terren.
Burimi: top-channel.tv