Kina shfaq fuqinë e zjarrit në Himalaje pas kërcënimeve të Indisë për hakmarrje

0
Gjigandi

Kina ka publikuar sot pamje të manovrave ushtarake me zjarr në rrafnaltat e Tibetit, pas rritjes së tensioneve me Indinë.

Bota po mban frymën teksa kësaj jave konflikti kufitar i disa dekadave kulminoi me vrasjen 20 ushtarëve indianë në përleshjet trupore dhe me sende te forta.
Por sot rrjetet televizive kineze shfaqnin pamje të manovrave të artilerisë e tankeve që stërviteshin në një zonë rreth 600 milje larg vendit të përplasjes në luginën e lumit Galwan.
Pamjet tregonin forcat që hidhnin në erë pjesë të panoramës, nën sfondin dramatik të Himalajeve.
Rreth 7,000 ushtare kishin marrë pjesë në simulimet e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, që shërbenin si një paralajmërim për Indinë. Në një prej komenteve mediat kineze thonin se “diferenca mes forcave tona është e qartë”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu