Kim takon Xhaçkën, vizitojnë vendet ku bëhet asgjësimi i municioneve

0
Gjigandi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është takuar gjatë ditës së sotme me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Takimi i tyre është bërë në kuadër të një vizite në një nga vendet ku bëhet asgjësimi i municioneve që drejtohet nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak.

Postimi i ambasadës:

“Sot, Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka, vizituan një prej projekteve të shumta për asgjësimin e municioneve në Shqipëri, drejtuar nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak. Nën programin e Ndihmës Humanitare të Minave, të Komandës Evropiane të Sh.B.A. (EUCOM), Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët shqiptarë për të minimizuar rreziqet dhe ndikimet e mbetjeve eksplozive të luftës. Ky është vetëm një shembull se si partneriteti amerikan-shqiptar për mbrojtjen po e bën Shqipërine një vend më të sigurt për të jetuar”, shkruhet në postimin e ambasadës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu