Kim Kardashian fotografohet duke ecur zbathur dhe me varësen në formë kryqi nëpër qytet

0
Kim Kardashian fotografohet duke ecur zbathur dhe me varësen në formë kryqi nëpër qytet
Gjigandi

Kim Kardashian ekspozoi figurën e saj trupore, ndërsa u shfaq e veshur me një fustan të zi të ngushtë të shtunën mbrëma teksa po shkonte në një tjetër festë para dasmës në kështjellën Castello Brown përpara se motra e saj Kourtney të martohej me të fejuarin e saj Travis Barker.

Ylli i kënaqi fansat duke ecur zbathur për rreth 200 metra përgjatë pjesës së përparme të portit në fshatin italian Portofino, shkruan

DailyMail

.

Kim, 41 vjeçe, kishte veshur të njëjtën veshje siç kishte veshur më herët gjatë ditës kur u fotografua duke bërë një shëtitje rreth pikës turistike me vajzën e saj tetëvjeçare North.

RonaTyra

Por një asistente u pa duke ecur pranë saj me një çantë që dukej se përmbante veshjen e saj për festimet e mbrëmjes.

Kim kishte vendosur si aksesorë dy zinxhir argjendi në formë kryqi.

Kardashian refuzoi t’i përgjigjej çdo pyetjeje dhe nguli sytë drejt përpara, ndërsa një gazetar i

DailyMail

e pyeti: “A po e pret me padurim dasmën nesër?”

Flokët bionde i kishte të lidhura mbrapa, në vend që t’i linte të lira si në daljen e saj gjatë ditës.

Ajo vazhdimisht e mbajti telefonin në vesh gjatë gjithë ecjes së saj.

Kim e kishte kaluar pasditen në superjahtin Regina D’Italia ku Kourtney dhe bateristi i Blink-182, Travis po qëndrojnë para festës së dasmës së tyre.

Ajo u largua nga jahti rreth orës 20:30 dhe zbriti në breg, në port, pasi u ankorua pranë një rreshti superjahtesh.

Kim më pas eci në një hyrje tuneli në shpatin e kodrës, i cili besohet se ofron qasje të fshehtë në kështjellën Castello Brown ku po mbahet dasma.

Shtëpia ku po qëndrojnë disa anëtarë të familjes Kardashian është ngjitur me Castello Brown.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu