Kim Kardashian dhe Pete Davidson të pandashëm, shihen në shoqëri të njëri-tjetrit teksa mbërrijnë…

0
Kim Kardashian dhe Pete Davidson të pandashëm, shihen në shoqëri të njëri-tjetrit teksa mbërrijnë…
Gjigandi

Kim Kardashian dhe i dashuri i saj, Pete Davidson u panë duke mbërritur në Los Angeles pasditen e së martës (22 mars) pas një udhëtimi të shpejtë në New York.

Dalja e tyre e fundit pason udhëtimin e Kimit në Miami fundjavën që lame pas për hapjen e dyqanit të saj “Skims” ditën e shtunë (19 mars).

Megjithatë, gjatë fluturimit të saj me lojtarin e “Saturday Night Live”, themeluesja e “KKW Beauty” u pa me veshje të thjesht, pantallona të zi dhe të gjera, një kapuç të zi dhe xhaketë të madhe, teksa flokët i la në bisht dhe duke e kompletuar pamjen me një palë syza me nuanca të zeza.

Foto: MEGA

RonaTyra

Në anën tjetër, Davidson e përshtati pamjen e saj të thjeshtë me atë të tijën me veshje sportive me ngjyra të zeza dhe gri.

Ylli i komedisë u pa gjithashtu duke mbajtur një çantë të gjelbër në krah, teksa ai dhe Kardashian dilnin nga avioni, shkruan

PageSix.

Foto: MEGA

Çifti i famshëm u panë publikisht për herë të fundit të dielën teksa e merrte nga aeroporti Kimin e cila po kthehej nga Miami.

Foto: SplashNews.com

“Ndihem mirë. Mendoj se në jetë, pa marrë parasysh se çfarë është, unë inkurajoj miqtë e mi dhe njerëzit që i dua vetëm të jenë të lumtur, dhe unë shkova për këtë dhe e dini çfarë? Unë jam në të 40-at e mia, më falni por thjesht shkoni dhe gjeni lumturinë tuaj”, tha së fundmi 41-vjeçarja te Ellen DeGeneres për lidhjen me partnerin e saj të ri.

Ndërkaq, vetëm pak javë më parë Kim u divorcua zyrtarisht nga ish-bashkëshorti Kanye West me të cilin ka katër fëmijë.

/abc24.al/

Foto: SplashNews.com

Foto: SplashNews.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu