Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Klubit të Vëllaznimit, nga e cila ka dalë një vendim që ngjallë shpresat e opinionit gjakovar për rikthimin e kuqëzinjve në majat e futbollit të kosovës.
Kjo pasi që anëtarët e bordit kanë vendosur unanimisht që klubi nga Organizata Jo Qeveritare (OJQ), të kalojë në Shoqëri Aksionare.
Kjo shihet zgjidhja e vetme e problemeve të pafundme financiare që e kanë karakterizuar klubin me nam prej vitesh.
Procesi i privatizimit do të fillojë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
Postimi i KF Vllaznimit në Facebook
NJOFTIM
Sot është mbajtur mledhja e rregullt e Kuvendit të Klubit.
Anëtarët e Kuvendit të KF Vëllaznimi, duke u bazuar në statutin dhe rregulloren e kuvendit të klubit, sot me 16.06.2020” kanë marrur vendim unanimisht që KF VËLLAZNIMI nga OJQ ( Organizata Jo Qeveritare ) të kaloj në Shoqëri Aksionare.
Duke i analizuar të gjitha qështjet rreth rrugëtimit të klubit prej momentit të themelimit e deri më tani, gjithashtu duke u bazuar në vështirësit e vazhdueshme për të i siguruar mjetet financiare të kostos së shpenzimeve të domosdoshme për vazhdimin e pjesmarrjes në gara.
Anëtarët e Kuvendit me shumicë votash kanë votuar vendimin që Klubi të jetë i hapur për privatizim në bashkpunim me Kuvendin Komunal.