Këto janë dy vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme

0
Gjigandi

Vajza në foto është Erisilda Abedini 22-vjeçe, banuese në Tiranë e cila mbeti viktimë e aksidentit tragjik që ndodhi tek Mbikalimi i Saukut.

Vajza në foto është Sikela Përroji, 23-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e kaluar tek rrethrrotullimi pranë TEG.

Dy të rejat gjatë momentit të aksidentit ndodheshin në mjet me 20 vjeçarin Klevis Ruçaj, shoferi i “Audit” që shkaktoi aksidentin.

20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhatat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.

RonaTyra

Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti. Tre personat në mjetin tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu