Një 48-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosi me thikë bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve të mitur.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi B. M
“Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M. 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me mjet prerës (thikë), në prani të fëmijëve të tyre të mitur.”
– njofton policia.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Ndërsa shtetases së dhunuar L. M. iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.