Kercenoi me arme dhe iu mori leket, arrestohet autori i trete i grabitjes ne Fier – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia e Mallakastër ka vënë në pranga 26-vjeçarin Marius Harrunaj, i cili ishte në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas policisë, i riu, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët janë arrestuar një ditë pas ngjarjes, në një banesë në fshatin Greshicë, nën kërcënimin e armëve të ftohta, kanë dhunuar familjarët dhe iu kanë marrë një sasi lekësh. Njoftimi i policisë:I kërkuari për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, bie në prangat e Policisë. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin:• M. H., 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Në datën 22 mars 2019, 26-vjeçari M.H., në bashkëpunim me shtetasit K. S. dhe A.M. (të cilët janë arrestuar nga Policia një ditë pas ngjarjes), pasi ka hyrë i maskuar në një banesë në fshatin Greshicë, nën kërcënimin e armëve të ftohta, ka dhunuar familjarët dhe u ka marrë një sasi lekësh. Pas punës së mirëorganizuar nga policia e Mallakastrës, u arrestuan 2 nga autorët më datë 23 mars 2019 dhe u kap mbrëmjen e djeshme bashkëpunëtori i tretë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu