Kërcënohet me armë një ish-polic për parkimin, arrestohen dy të rinjtë

0
Kërcënohet me armë një ish-polic për parkimin, arrestohen dy të rinjtë
Gjigandi

Një ish-efektivi i policisë së shtetit me iniciale Gj.N. është kanosur me armë zjarri nga dy persona.

Ngjarja e rëndë, sipas TCH, raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Shëngjinit.

Të njëjtat burime raportojnë se 2 persona me inicialet E.M. dhe E.S., të dy banues në këtë qytet janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë.

Përleshja fizike zgjat për disa sekonda dhe më pas të rinjtë nxjerrin armën.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që mund të kenë shtyrë dy djemtë që të kanosin ish-efektivin, por dyshohet se shkak është bërë një parkim makine.

RonaTyra

Policia e shtetit bën me dije se janë arrestuar 2 autorët të cilët janë 29 vjeç dhe 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e objektivit për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Kanosën me armë zjarri pistoletë një shtetas, brenda një lokali, Policia arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen një pistoletë me municion luftarak dhe një dorezë metalike. Pas marrjes së njoftimit së në një lokal në Shëngjin, dy shtetas ishin konfliktuar me një person, si dhe e kishin kanosur atë me armë zjarri pistoletë, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasve: E. M., 29 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (shtetasit E. S.) dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë (shtetasit E. M.), e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e shtetasit Gj. M., për motive të dobëta. Në vijim të veprimeve, shtetasit E. M. dhe E. S. u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Pamjet KËTU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu