Kepi i Rodonit jepet me koncesion. Tashmë edhe bukuritë e paprekura të natyrës duket se do ti nënshtrohen ndërhyrjeve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues bashkimin e përkohshëm të kompanive “Praslin Investment” dhe “R&T” me aksionerë shtetasin Roland Ziu dhe Renis Tershana. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë për 35 vite, ndërsa vlera e investimit shkon në rreth 883 milionë Lekë, pa TVSH. 1. Koncesioni PPP për Marina Rodon është fituar nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik i dy shoqërive vendase Praslin Investment shpk (NIPT K52113007F) dhe R&T shpk me (NIPT J61901094G). Konkurent të tjerë në garë nuk ka patur. Autoriteti Prokurues Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar Operatorin për përzgjedhjen në datën 24 shtator. Njoftimi Publik është bërë në Buletinin e datës 21 tetor. Vlera e ofertës është 883 461 666 lekë pa TVSH. Brenda 60 ditëve palët do të bëjnë negocimin e kontratës. Kjo kontratë Koncesionare PPP është parashikuar për 35 vite. Lloji i kontratës është Punë Ndërtim Operim Transferim, investimi do të jetë investim privat. Gara u shpall në muajin gusht me një afat vetëm 30 dit për një numër të lartë dokumentacioni me karakter financiar dhe teknik për tu përgatitur. Pasaporta e këtij dokumenti është e publikuar në faqen për prokurime transparente Link http://openprocurement.al/sq/concession/view/id/24 Porti është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit rreth 7 km larg kepit të Rodonit. Gjiri i Drinit është njësia fiziografike më e madhe e bregut shqiptar. Përgjatë vijës bregdetare të kësaj njësie rreth 83 km e gjatë që kufizohet në veri me Kepin Mendre Ishëm si dhe lagunat e Vilunit, Kune – Vainit dhe e Patokut. Vetëm 30 ditë nga njoftimi për fillimin e tenderit konkurrentët duhet të dorëzonin si pjesë të Ofertës: një Studim Hidroteknik të Objektit që do të Ndërtohet; Studim Hidrologjik dhe hidrogjeologjik i Objektit Koncesionar si dhe Plan të Zhvillimit të Projektit që përmban të detajuar Fazat e Zhvillimit të Investimit, Grafikun e Përfundimit të Punimeve, Përllogaritje mbi Klientët Potencial, Koncept paraprak të marketingut duke treguar se si klientët vendas dhe të huaj do të tërhiqen për të përdorur Portin Turistik. 2. Koncesioni PPP për Marina Limion Sarandë është fituar nga bashkimi i dy operatorëve kompani vendase Kastrati sha (NIPT K21711502V) dhe Edil-AL-IT (NIPT J61911003I). Konkurrent të tjerë në garë nuk ka patur. Autoriteti Prokurues Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar Operatorin për përzgjedhjen në datën 11 shtator. Njoftimi Publik është bërë në Buletinin e datës 21 tetor. Vlera e ofertës është 1 374 984 000 lekë pa TVSH. Brenda 60 ditëve palët do të bëjnë negocimin e kontratës. Kjo kontratë Koncesionare PPP është parashikuar për 35 vite. Lloji i kontratës është Punë Ndërtim Operim Transferim, investimi do të jetë investim privat. Gara u shpall në muajin gusht me një afat vetëm 30 dit për një numër të lartë dokumentacioni me karakter financiar dhe teknik për tu përgatitur. Pasaporta e këtij dokumenti është e publikuar në faqen për prokurime transparente Link http://openprocurement.al/sq/concession/view/id/23 Bashkimi i Operatorëve ka themeluar edhe shoqërinë koncesionare me emrin Marina Limion për zbatim të kësaj kontrate. Pasaportën e shoqërisë e gjeni në portalin Open Corporate Albania LINK http://www.opencorporates.al/sq/nuis/L94602803N Koncesioni për Marina Limon dhe është parashikuar si Port Turistik i Shërbimeve. Ky Port do të jetë i vendosur në Qytetin e Sarandës. Aktualisht terreni i parashikuar është nën administrimin e Portit Detar Sarandë.