Dama Shirley Bassey dukej e pabesueshme teksa hapi mbrëmjen e çmimeve BAFTA 2022 me një performancë në skenën e ‘Royal Albert Hall’ të dielën.
Këngëtarja uellsiane, 85 vjeçe, performoi hitin e saj të James Bond-it, “Diamonds Are Forever” në eventin e mbushur me yje të kinematografisë, që shënon edhe jubileun e 60-të të sagëssë filmave të ‘James Bond’.
Për performancën, ajo tërhoqi vëmendjen e shikuesve me një fustan ari të gjatë deri në dysheme, i cili mburrej me mëngë të gjata dhe një mbulesë me material rrjete, shkruan
DailyMail
.
Këngëtarja dha një performancë mahnitëse, duke ngritur krahët për të zbuluar një pelerinë të tejdukshme në fustanin e saj.
Shirley i mbajti flokët e saj të pasur brune në stilin kaçurrela, duke treguar ngjyrën e saj rrezatuese dhe makijazhin e realizuar në fytyrën e saj.
Performanca erdhi pas paraqitjes së saj mbresëlënëse në darkën parathënëse të Grosvenor House Hotel BAFTA në Londër.
Ajo dukej elegante në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zbukuruar me ari ndërsa po shkonte për darkë.
Ajo e kombinoi veshjen e saj me një pallto çokollatë me lesh sipër, teksa i shtoi më shumë shkëlqim dukjes duke mbathur këpucët me shkëlqim të artë.
Dama Shirley kishte vënë një palë vathë me perla dhe mbante me vete një çantë argjendi me shkëlqim.
Dama nuk është e panjohur për këngët me tematikë të filmave ‘Bond’, pasi ajo është gjithashtu zëri pas ikonave të këngëve “Goldfinger” dhe “Moonraker”.
Ajo mori një ovacion të vazhdueshëm nga të ftuarit në Royal Albert Hall, përpara se prezantuesja Rebel Wilson ta merrte në skenë – duke lavdëruar performancën e Shirleyt.
Çmimi kryesor në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BAFTA 2022, shkoi për filmin “The Power Of The Dog”.
/abc24.al/