Reperi i njohur, Bardhi dhe DJ Gimi-O kanë bashkuar edhe një herë forcat për të lansuar një projekt të ri muzikor.
Kënga më e re e tyre mban titullin “Rakia” dhe tashmë dyshja kanë zbuluar edhe datën e lansimit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Dyshja kanë publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së re të bashkangjitur me një video ku të dy shihen duke kërcyer.
Foto: Bardhi/Instagram
“Rakia” x DJ Gimi-O, 5 maj/23:59″, ka shkruar Bardhi në mbishkrimin e postimti që u shoqërua me komente të shumta nga ana e fansave.
Kujtojmë që projekti i tyre i fundit “Ex” që erdhi në bashkëpunim edhe me këngëtaren Elvana Gjata u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar 23 milionë klikime.
Foto: DJ Gimi-O/Instagram
Në anën tjetër të dy janë të angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /
abc24.al
/