Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve, e ka pranuar se nuk janë ndërtuar këta të fundit, por vetëm impiante.
Ndërsa deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se incinerator nuk dhe se energji në këto impiante nuk prodhohet.
Nga ana e tij Rama tha se edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ca cilësuar incinerimin si një hap më lart se landfillimi.
Rama: Ne kemi ndërtuar impiante të trajtimit të mbetjeve që janë prodhojnë energji. Nuk kemi ndërtuar ne incenerator.
Këlliçi: Incenerator nuk ka, energji nuk prodhohet
Rama: Jam shumë e zhgënjyer nga kryetarja e Komisionit, se objektin nuk e di. Si nuk janë ndërtuar, unë kam qenë atje.
Këlliçi: Ju pashë në inspektim me Zoton dhe Gugallen e di që keni qenë. Eco mafia është një tjetër term, veç atij Eco park.
Rama: Unë eco mafia?
Këlliçi: Jo. Nëse qeveria nuk do shënonte rekorde të zeza, nuk do kishim rroga më të ulëta në Europë dhe nuk do kishin ikur shqiptarë. Korrupsioni i kësaj qeverie është i shtrirë në çdo qelizë.
Rama: Më këtë rroga pensionet vetëm zërin e kishe të tëndin. Më fal, tani në asnjë mënyrë, nuk duhet të futesh më në bisedë. Zëri im ngrihet kur ndërhyni ju, ngrihet mekanikisht. Një nga autorët e librit është këshilltar, jo me pagesë, na ka këshilluar të ngremë strukturën anti-korrupsion. Është mik i ngushtë i sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçit, Don Agaçit. Meqë lexove Cantonen do të të lexoj Sali Berishën. Incinerimi është një hap më lart se landfillimi, zërin nuk e bëj dot si ai. Bazuar për sa më sipër, për çdo kërkesë koncesionare vlerësojmë se MTM vlerëson. i saktë Saliu këtu. Në fund thotë këtu impiantët me rikuperim energjie janë prioritare. Kjo është 2012.